Maqedoni
RTVM mirëpret nxënësit e shkollave të mesme, detektimi i lajmeve të rrejshme qëllimi i vizitës
30.09.2022 15:19
Njëqind e dyzet nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha qytetet e vendit vizituan dhjetë mediume lokale...

Njëqind e dyzet nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha qytetet e vendit vizituan dhjetë mediume lokale, nacionale dhe rajonale. RTVM mirëpriti nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit të etur për njohuri të reja mësuan se si përgaditen lajmet, si funksionojnë redaksitë, si relaizohen emisionet. Parasësgjithash mësuan për kontrollimin e fakteve informacioneve që emitohen, por edhe për luftën kundër dezinformatave sepse lajmet e rrejshme janë bërë realitet dhe sfida është të identifikohen lajmet e vërteta.
“Unë shpesh praktikoj që ti kontrolloj burimet para se të ndaj ndonjë informatë të caktuar, ky trajnim është i qëlluar.”, tha një nxënës.
“Tani kur ju më informuat për lajmet e rrejshmedo të kontrolloj lajmet prej së paku dy burimeve.”, u shpreh një nxënës.
Arsimi medial është kyç për qasje kritike ndaj informatave që lexohen që të kontrollohen a janë kredibile dhe të besueshme.
“Duam ti nxixsim të rinjët të përfitojnë aftësi dhe njohuri se si krijohen informatat sepse ky është parakushti themelor për krijimin e lajmeve të besueshme.”, tha Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime Komunikative.
Instituti i Studimeve për Komunikim për herën e gjashtë me rradhë organizoi ditën e mediave.
FLUTURA LATIFI
