Grubi: Të fokusuar në realizimin e çështjeve programore
“Të gjitha forcat i kemi përqendruar në realizimin e çështjeve programore. BDI-ja është e qendrueshme”....

“Të gjitha forcat i kemi përqendruar në realizimin e çështjeve programore. BDI-ja është e qendrueshme”. Kështu komentoi zhvillimet politike brenda partisë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi teksa shtoi se është populli dhe BDI-ja që kanë nevojë Ali Ahmetin.
Sipas tij, ri-konfirmimi se Ahmeti do të vazhdojë të mbetet në krye të BDI-së ka marrë mbështetjen e gjithë anëtarëve dhe mbështetësve, tha Grubi duke shtuar se BDI-ja është më e fortë se asnjëherë më parë.
“Z.Ahmeti rikonfirmoi ri-kandidimin e tij në kongresin e ardhëshëm për të qenë në krye të BDI-së dhe kjo u pranua me entuziazëm të pashoq nga secili funksionar anëtarë dhe mbështetës i BDI-së. Vlerësoj se në këto rethana të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por BDI-ja për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti, nuk ka nevojë për popullin, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, sepse është dëshmuar që 20 vite se është lider i pakontestueshëm dhe se të gjitha proceset progresive në këtë vend e mbajnë vulën e tij. BDI-ja është më e fortë absolutisht se ka qenë ndonjëherë” – tha Zv.Kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.
Ademi: Grupi parlamentar, unik
Grupi parlamentar i BDI-së është unik dhe vepron në kuadër të partisë, deklaroi koordinatori i deputetëve të kësaj partie, Arbër Ademi.
“Të gjithë deputetët pa përjashtim, asnjëri prej tyre nuk ka njoftuar për ndryshim të statusit të tyre, janë pjesë e BDI-së. Po e përsëris edhe një herë, kemi qenë të fuqishëm, jemi të fuqishëm dhe do të jemi edhe më të fuqishëm në rrugën tonë evropiane dhe evroatlantike, kështuqë nuk ka kurfarë ndryshimi në statusin e deputetëve të cilët përbëjnë grupin parlamentar të BDI-së” – u shpreh Koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi.
Mickoski: Të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme
Për liderin eVMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk paraqet sfidë interpelanca ndaj numrit dy të qeverisë Artan Grubi, për çka ka shprehur gatishmëri të votojë edhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, por ai insiston për shpallje të zgjedhjeve të parakohëshme.
“Hajde të gjithë së bashku të votojmë për shpërbërjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Ditë më parë, përmes një njoftimi me shkrim, të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” në BDI, shprehu pakënaqësitë brenda partisë, ndërsa potencuan se gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake. (Naim Ramadani, TVM2)
