Maqedoni

Mickovski insiston në duel televiziv me Kovaçevskin

30.09.2022 15:44

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski nuk ka hequr dorë nga oferta...

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski nuk ka hequr dorë nga oferta, për debat televiz me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku do të debatohej edhe për krizën energjetike.
 
“Sërish heshtje, nuk kemi përgjigje nga Kovaçevski e as nga qeveria për propozimin tim që para qytetarëve të flasim, pasiqë në këtë rast nuk është i rëndësishëm as Dimitar Kovaçevski, e as unë, e askush tjetër nuk është mbi interesat shtetërore dhe shtetin. Andaj ofrova që të dalim publikisht dhe në mënyrë transparente që të zgjedh kohën, median, unë aty do ta pres.”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO–DPMNE–së.
 
LSDM: Mickoski ta dëshmoj konstruktivitetin në Kuvend
 
Janë kundërpërgjigjur nga selia e social demokratëve të cilët ftojnë Mickovskin që konstruktivitetin e tij ta dëshmojë në kuvend pasiqë oferta e tij nuk është asgjë më shumë se sa sublimat i deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
 
“Qytetarët presin punë dhe rezulate. Në vend të fjalëve të zbrazëta, Hristian Mickoski konstruktivitetin e paralajmëruar duhet ta dëshmojë Brenda në Kuvend. Deputetët e VMRO-DPMNE-së të tërhiqen nga bllokadat dhe destruktiviteti, të miratohen Ligji i energjetikës, Ligji për naftën dhe derivatet e naftës, si edhe mbi 50 zgjidhje tjera ligjore. Shteti dhe të gjith qytetarët tanë kanë nevojë për unitet dhe veprim të prëbashkët, lidhur me përballjen me sfidat e krizës globale ekonomike dhe energjetike, por edhe për interest strategjike të vendit dhe implementim më efikas të bisedimeve për anëtarësim në BE.”, thonë nga LSDM. 
 
MERALE ISMAILI