VMRO-DPMNE, të pranohet propozimi i Mickoskit për energjinë

30.09.2022 16:37

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga oferta...

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga oferta të cilën lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, e kishte propozuar si masë për ballafaqim me krizën energjetike.

Sipas VMRO-DPMNE-së oferta për energji të lirë është akoma aktuale.

Kovaçevski sipas kësaj partie duhet të gjejë forcë dhe të pranojë planin e Mickoskit për sigurimin e energjisë elektrike dyfish më të lirë dhe ngrohje qendrore të qëndrueshme në Shkup.

Me planin e propozuar nga lideri Mickoski, për TEC Negotinë dhe TE-TO do të sigurohet energji, naftë dhe gaz, me çmime që i përgjigjen gjendjes para krizës.

“Me blerjen e gazit të lirë, çmimi i ngrohjes në Shkup nuk do të ketë nevojë të rritet dhe TEC-i do të mund të prodhojë 200 megavat për orë energji elektrike, me çmim nën 200 euro për megavat orë, energji elektrike që do të shkojë në ekonomia që tani paguan energjinë elektrike me 600 euro për megavat orë. Me naftë të lirë do të mundësohet funksionimi i dy turbinave në TЕC Negotinë dhe çmimi i energjisë elektrike nuk do të shkojë në më shumë se 150 euro për megavat orë. Në total, TEC Negotino dhe TE-TO kanë një kapacitet prodhues prej afro 400 megavat në orë energji elektrike, dhe me këtë do të sigurohen afro 10 mijë megavat orë energji elektrike në ditë, që do të jetë në intervalin prej 150 deri në 200 euro për megavat. Kjo energji elektrike do të jetë mjaft e mjaftueshme për biznesin, i cili do të ketë fatura deri në 4 herë më të ulëta se ato aktuale”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

EEM, presim Mickoski ta konkretizojë propozimin

Por kësaj ofertë të Mickovskit dhe të VMRO-DPMNE-së i është përgjigjur Drejtori i Kompanisë Elektranat e Maqedonisë së Veriut Vasko Kovaçevski, i cili në një prononcim ka pohuar se nëse kjo ofertë është e tillë siç ka deklaruar Mickovski, EMV do të nënshkruan menjëher marrëveshje për sjelljen e naftës së lirë.

“Nëse këto oferta sipas planit dhe ofertës së Hristijan Mickovskit do të kishin çmime më të lira, dhe nëse këto cmime do ti sjellin shtetit dhe ESM-së beneficion prej 300 milion euro, ne menjëher me ato Kompani do të nënshkruajmë marrëveshje për sjelljen e këtyre energenseve për sezonn e dimirit që e kemi para nesh. Por nëse gjatë këtyre ditëve, nuk na vjnë oferta të tilla si porosi nga Mickovski, do të dalim publikishtë tju njoftojmë se deri ku ka ngecë me këtë porosi” - Drejtori gjeneral i EEM, Vasko Kovaçevski.

Kovaçevski ka ftuar Mickoskin që deri të mërkurën të dorëzojë ofertat të cilat do të duhet të përmbushin gjitha kriteret për furnizime me energjensë, sikurse posedimi i çertifikatsë, liçencës, kontratave, sasi të nevojshme të mazutit dhe gazit natyror, transportin e nevojshëm dhe garanci bankare.

Në ditët në vazhdim EEM do të vazhdojnë të presin ofertat e Kompanivë për të siguruar se oferta e Mickovskit ka qenë e sinqertë apo vetëm për përfitimin e poenave politik. (Fitim Kryeziu, TVM2)