Maqedoni

Gjuha e urrjetjes dhe p. francez, ekspertët: Mediat të respektojnë ligjin dhe konventat

30.09.2022 17:00

Mediat të jenë të kujdesshëm, kritik dhe të zbatojnë ligjin kur raportojnë tema dhe deklarata të ndishme...

Mediat të jenë të kujdesshëm, kritik dhe të zbatojnë ligjin kur raportojnë tema dhe deklarata të ndishme, thonë profesionistët mediatik dhe analistët e komunikimit. Gjatë përgatitjes së kronikave, të respektohen konventat që ka nënshkruar shteti jonë, e që kanë të bëjnë me gjuhën e urretjes, porosisin ekspertës e fushës.
 
“Sipas qëndrimeve të profesionistëve dhe ekspertëve të mediave dhe organizatave, mund të konstatojmë se  janë të mendimit të njëjtë në atë se gjuha e urrejtjes duhet të trajtohet, por në suaza të  definicioneve ndërkombëtarisht të pranuara, dokumenteve, konventave,  të cilat shteti është i obliguar t’i zbatojë.”, tha Petrit Saraçini nga Instituti për Media
 
“Në vendi tonë për fat të keq dhe më vjen keq që duhet ta them,  por  kemi një vullkan të rregullt aktiv kur bëhet fjalë për gjuhën e urretjes dhe ky vullkan dhe kjo gjuhë e urrjetjes gjithmonë  krijon eksploziv dhe kur të vijë në rend ditë në debat, në vend të bashkimit të shoqërisë, kjo shkakton ploarizim dhe ndarje në shoqëri.”, tha Zoran Bojarovski, analist.
 
Duke folur për propozimin francez dhe gjuhën e urretjes në kohën kur shtjellohej në hapsirat mediatike, profesori Sefer Tahiri thotë se mediat shqiptare këtë temë e kanë trajtuar në konotacionin pozitiv dhe se kritkëve për eurointegrim ju është dhënë hapsirë e vogël mediatike, sa për të plotësuar parimin e balancimit në raportim. 
 
“Në këtë drejtimë hapsirën informative në RMV në gjuhën shqipe e kanë dominuar raportime me konotacione pozitive për propozimin,  ndërsa  kritikëve u është dhënë hapsirë e paktë, dhe këtu kemi parasysh qëndrimet zyrtare opozitare VMRO-DPMNE, më pak të Majtës, për shkak të qëndrimeve ant-shqiptare, anti-evropiane dhe anti-NATO.”, tha Sefer Tahiri, profesor për media dhe komunikim.
 
Këto komente u thanë në debatin mbi qasjen e mediave për  propozimin francez dhe gjuhën e urrejtes. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU