Botë
Putin shpall aneksimin e katër rajoneve ukrainase
30.09.2022 17:26
Ashtu siç kishte paralajmëruar Preisidenti rus Vlladimir Putin shpalli aneksimin e rajoneve ukrainase...

Ashtu siç kishte paralajmëruar Preisidenti rus Vlladimir Putin shpalli aneksimin e rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Sipas tij populli ka vendosur në referendum që këto rajone të bashkangjiten Rusisë.
“Njerëzit e këtyre rajoneve kanë shjellur vendim, rezultatet e referendumeve janë të njohura, janë mire të njohura dhe jam i sigurt se Kuvendi federal do ti përkrahë katër subjektet e reja të federates ruse pasi ky është vullneti i miliona njerëzve.”, tha Vlladimir Puin, president i Rusisë.
Udhëheqësit e mundshëm të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë duke u shfaqur në një foto të përbashkët para ceremonisë. Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër “të ashtuquajturin” referendum rus si një përpjekje e paturpshme dhe transparente e Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës fqinje. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dënoi të enjten planet e aneksimit të Rusisë duke e quajtur atë "një përshkallëzim të rrezikshëm" që "nuk ka vend në botën moderne".
Ukrainë, 23 të vrarë në zaporozhia
Paraprakisht të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një granatë ruse goditi një autokolonë civile humanitare në rajonin e Zaporozhias, informoi guvernatori rajonal Oleksandr Staruk.
“Ekipet e shpëtimit po punonin në vendngjarje, 248 automobila dhe 50 punonjës të stafit, ndihmuan në evakuimin e të plagosurve dhe morën trupat. Së bashku me policinë, shpëtimtarët tanë po kontrollonin vendin e të shtënave ku po punon edhe Kryqi i Kuq.”, tha Yulia Barysheva nga shërbimi i urgjencës në Zaporizhzhia.
Duke reaguar ndaj sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti Rusinë një shtet terrorist.
“Armiku është i tërbuar dhe kërkon hakmarrje për këmbënguljen tonë dhe gabimet e tij, duke shkatërruar në mënyrë cinike ukrainasit paqësorë, sepse ai humbi gjithçka njerëzore shumë kohë më parë. Gryka gjakpirëse. Ju patjetër do të përgjigjeni për çdo jetë të humbur ukrainase.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësja e shërbimit të urgjencës të Ukrainës në Zaporizhzhia gjatë operacionit të shpëtimit tha se në kolonë ishin planifikuar 240 vetura, të cilat do të largoheshin nga qyteti në atë moment kur ndodhi sulmi ajror.
LEONORA KALIQI
