Maqedoni
Nesër pa ujë do të jetë një pjesë e Sarajit dhe Gjorgje Petrovit
21.01.2015 19:32
Për shkak të largimit të defektit në rrugë në gypin e ujësjellësit me diametër f-400 mm në Pompën e ujësjellësit Saraj...

Për shkak të largimit të defektit në rrugë në gypin e ujësjellësit me diametër f-400 mm në Pompën e ujësjellësit Saraj, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë i shfrytëzuesve nga Saraji, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Gërçeci, Sheshova, Gllumova, Lubini dhe nga zona e lartë e Gjorçe Petrovit.
Ashtu siç kumtoi QRMK Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë në periudhën prej orës 09:00 deri në përfundim të intervenimit.
