Maqedoni

Kuvendi votoi për vazhdimin e gjendjes së krizës

30.09.2022 18:00

Kuvendi republican e miratoi vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike në tër teritorin e vendit...

Kuvendi republican e miratoi vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike në tër teritorin e vendit. Vendimi u miratua me 83 vota për dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, pasi pro vazhdimit të gjendjes së krizës votuan edhe deputetët opozitar. Poashtu u miratua edhe vazhdimi i gjendjes së krizës për ngrohjen termike në qytetin e Shkupit. 
 
VMRO-DPMNE, pro, kërkon më shumë transparencë
 
Paraprakisht opozita kishte edhe kritikat e sajë për atë se si qeveria po e menaxhon krizën energjetike. Ajo që kërkojnë është më shumë transparencë në shpenzimin e parave, në ndërkohë ofrojnë kompani me oferta, siç thonë, dyfish më të lira për prodhimin e energjisë. 
 
“Mirë do të shpallim gjendje krize dhe ne do ta votojmë gjendjen e krizës. Kjo s’është problem por ne duam të dëgjojmë plan dhe llogaridhënie se ku po shpenzohen paratë, a do të përfundojnë te ato kompani që kanë nevojë për të prodhuar energji elektrike. Dijeni se të gjitha kapacitetet nuk janë optimizuar, duhet të tregoni se plani që ofroni para Kuvendit e që do të hyjë në fuqi përfshin amvisëritë dhe shpenzuesit e vegjël, me kusht nëse realizohet plotësisht. S’ka asgjë për ekonomike, asnjë ndihmë për ekonominë.” – tha Deputet i VMRO DPMNE-së, Bojan Stojanoski.
 
Bekteshi: Edhe Mickoski le të publikojë ofertat
 
Pushteti mirëpriti qëndrimin e opozitës për të përkrah vendimet për vazhdimin e gjendjes së krisës energjetike. Ashtu si opozita edhe pushteti kërkon më shumë transparencë nga VMRO DPMNE.
Publikoni kompanitë dhe ofertat në të cilat thirreni që t’i sheh opinion, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
“Nëse ofertat janë nga kompani private, ka thirrje të hapura publike Elektranat e Maqedonisë së Veriut ku mund t’i dorëzojnë si oferta. Por, edhe ne mund të bisedojmë drejtpërdrejt por do të kisha dashur që me të vërtetë z. Mickoski t’i bëjë publike edhe ofertat edhe çmimet e energensave por edhe kompanitë që janë të gatshme ta bëjnë atë ofertë. Ne do t’i bublikojmë ofertat që deri tani kanë arritur në EMV dhe si qytetarët ashtu edhe sektori I biznesit do të jetë të informuar se cilën ofertë do ta zgjedh RMV.” – deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike në nivel republike dhe vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës me energji për ngrohje në Qytetin e Shkupit, deri më fund të prillit të vitit 2023, fillimisht morrën pëlqimin në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Plenumi duhet t’i miratojë më së voni deri në mesnatë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)