Botë

Stoltenberg "pezmaton" Zelenskyn: Për momentin nuk mund ta pranojmë Ukrainën në NATO

30.09.2022 19:27

Ukraina do të duhet të rrijë në pritje për tu bërë pjesë e Aleancës Ushtarake të Atlantikut Verior....

Ukraina do të duhet të rrijë në pritje për tu bërë pjesë e Aleancës Ushtarake të Atlantikut Verior.
 
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se "nuk mund ta pranojmë Ukrainën për momentin në NATO".
 
Por ai deklaroi mosnjohjen e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, duke e përshkruar "rrëmbimin e territorit nga Rusia" si "të paligjshme". 
 
Deklarata vjen pasi presidenti Zelensky nënshtroi kërkesën përmes të cilës kërkonte anëtarësim të përshpejtuar në NATO për Ukrainën.
 
Ky hap i Zelenskyt erdhi pasi Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në të cilat u mbajtën dhe referendumet për bashkimin me Rusinë.