Mbahet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Kubë
Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Kuba e kanë mbajtur raundin e parë të bisedimeve të nivelit të lartë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy kundërshtarëve të “Luftës së Ftohtë”...

Dita e parë e bisedimeve në Havana i është dedikuar migracionit. Zyrtarët kubanezë kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’u japë fund privilegjeve për kubanezët, të cilët e kanë të garantuar lejeqëndrimin amerikan në momentin që hyjnë në tokën amerikane.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se politika nuk do të ndryshojë. Dy ditët e raundit të parë të bisedimeve në Havana janë të parat që kur presidenti amerikan, Barak Obama dhe homologu i tij kubanez, Raul Castro, më 17 dhjetor kanë njoftuar se do të angazhohen për rivendosjen e marrëdhënieve, marrëdhënie të prishura qysh në vitin 1961.
SHBA ka vendosur që në disa faza t’i japë fund embargos 53 vjeçare ndaj ishullit komunist.
