Maqedoni
Kumanovë, “Tregu i Gjelbërt”: Pastrohen trotuaret nga shitësit ilegal
01.10.2022 14:26
Pas pothuaj se dy dekadave, problemi me shitësit ilegal në qytetin e Kumanovës...

Pas pothuaj se dy dekadave, problemi me shitësit ilegal në qytetin e Kumanovës të cilët për vite me rradhë uzurponin tretoaret dhe rrugët përreth Tregut të Gjelbërt në Kumanovë si duket i erdhi fundi. Tregtarët ilegal ua pamundësonin kalimin e lirshëm qytetarëve sidomos gjatë ditëve të Enjte dhe të Dielë kur edhe tregu ishte më i frekuentuar.
“Ky problem nuk ishte i tanishëm por problem 20 vjeçarë i cili vazhdimisht prolongohej, ka qenë shqetësim për gjithë qytetin jo vetëm për ndërmarrjen tonë, për shkak se trotuaret ishin të bllokuar, fëmijët, gratë, të moshuarit me një fjalë kalimtarët nuk mund të kalonin nëpër tretoare detyroheshin të ecnin nëpër bulevardin kryesorë ku u rrezikohej jeta", tha mes tjerash, Kadriu.
Drejtori i N.P. “Tregu i Gjelbërt” në Kumanovë, për programin tonë deklaroi se falë vullnetit të mirë midis palëve si midis institucioneve poashtu edhe tregtarëve ilegal ky problem morri fund.
“Kemi ndërmarr një aksion me ç’rast shitësit illegal janë paraqitur pranë institucineve kompetente dhe kemi si rezultat një marrëveshje në të cilën ne si N.P.”Tregu i Gjelbërt” i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e tyre, ndër to është caktimi dhe vendosja në lokacion brnda hapsirave tona, pagesa të jetë ditore, pasiqë shumica e tyre paraqiten ditën e Enjte dhe të Dielë”, tha mes tjerash, Kadriu.
Ndryshe, me aRritjen e këtij kompromisi, tregtarët ilegal që më parë uzurponin trotuaret, tani më do të shesin produktet e tyre brenda në hapsirat e tregut, duke paguar kështu taksë një ditore për vetëm 120 denarë.
FATLUM AQIFI
