Maqedoni
ARM merr 78 milionë dollarë nga ShBA- të, për modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve
01.10.2022 14:48
Armata e Maqedonisë së Veriut merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj...

Armata e Maqedonisë së Veriut merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se partneriteti mes Maqedonisë dhe SHBA-së nuk nënkupton vetëm mbështetje politike, por edhe bashkëpunim dhe mbështetje në ndërtimin dhe përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të Armatës sonë. Sipas saj për 30 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë partneri dhe aleati ynë strategjik në arritjen e këtyre synimeve.
“Kemi marrë lajme për mbështetjen e aleatëve prej 78 milionë dollarësh që do të drejtohen për projektet e nevojshme për të arritur objektivat e aftësive të NATO-s dhe do të na lejojnë të zhvillojmë aftësitë tona edhe më intensivisht - të modernizojmë, të pajisemi, të kemi një mbrojtje kibernetike më të fortë. Një ushtri moderne dhe e avancuar. Ushtria nuk ka kohë dhe në ushtri nuk ka vend për shkatërrim dhe improvizime. Ushtria i shërben shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Të dashur miq nga SHBA,faleminderit për njohjen dhe mbështetjen e proceseve të avancuara dhe të zhvilluara në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime: një botë demokratike, bazuar në një rend ndërkombëtar që garanton sigurinë dhe respekt reciprok”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
