Maqedoni
Instituti i Shëndetit Publik organizon kontrolle preventive pa pagesë
01.10.2022 15:10
Me rastin e shënimit të ditës botërore të pleqve dhe ditës botërore të zemrës Instituti për shëndet publik...

Me rastin e shënimit të ditës botërore të pleqve dhe ditës botërore të zemrës Instituti për shëndet publik organizoi kontrolle preventive papagesë. Shtypja e gjakut, niveli i sheqerit dhe kolesterolit në gjak janë parametrat kryesor të cilëve duhet tu kushtohet kujdes.
“Parandalimi eshtë çelësi për gjithçka, shëndeti është në vend të parë sepse më mirë është të parandalohen disa gjëra sesa të shërohen”, shprehet qytetarja.
Sëmundjet kardivaskulare janë ndër arsyet kryesore për vdekshmëri jo vetëm në botë por edhe te ne, dhe numri më i madh i personave që kanë humbur jetën kanë qenë mbi 65 vjeç.
“Dua të bëj thirrje për stil të shëndetshëm të jetesës që të ngrisim vetëdijen për seriozitetin e sëmundjeve kardivaskulare dhe të nxisim të rinjët dhe të tjerët për të bërë aktivitet të rregullt fizik, kontrolle të rregullta, ushqim të shëndetshëm dhe shëndet mental. Vetëm kjo mund të sigurojë jetë të gjatë dhe të lumtur”, theksoi Martin Petrovski nga Instituti i Shëndetit Publik.
Kontrollet e rregullta shëndetësore mundësojnë zbulim të hershëm dhe diagnostifikim të sëmundjve kardivaskulare , dhe shpeshherë në kët mëynrë shpëtohen jetët e pacientëve.
FLUTURA LATIFI
