Maqedoni

Strugë, do të rikonstruktohet spitali për nefrologji

01.10.2022 16:16

Do të rikonstruktohet Spitali Special për Nefrologji në Strugë...

Objekti është ndërtuar në vitin 1984 dhe në 4 dekadat e fundit nuk ka pasur punë të mëdha ndërtimore, është rikonstruktuar vetëm çatia. Për herë të parë do të ketë investime më të mëdha për përmirësimin e kushteve, për të cilat janë marrë 350 mijë euro nga Ambasada e Zvicrës. Sipas projektit, spitali do të marrë edhe fotovoltaikë dhe furnizim qendror me oksigjen.
 
“Morëm projektin nga Ambasada e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të RMV-së, rreth 350.000 euro për rikonstruksionin dhe renovimin e plotë të pjesës së dializës. Do të ketë renovim të plotë të dritareve si dhe renovim në vende ku nuk nuk janë të ndërruara, përdhesat, sallat e operimit”, u shpreh drejtori i spitalit special për nefrologji në Strugë, Aleksandar Poposki.
 
Në spitalin e specializuar për sëmundje nefrologjike në Strugë ka mungesë të stafit mjekësor. Nuk ka mjaft infermierë, ndihmësmjekë dhe higjienistë.
 
“Mungojnë higjienistët, një pjesë e stafit mjekësor, infermierët dhe mjekët ndihmës. Kjo për shkak të daljeve, d.m.th për shkak se pensionet dhe punësimet po ecin ngadalë, shpresoj që Ministria e Shëndetësisë të jetë e vetëdijshme për këto probleme dhe presim që sa më shpejt të shpallet njoftimi për gjashtë infermierë të rinj”, theksoi Poposki.
 
Sa i përket specialistëve, spitali special për nefrologji ka mjaft specialistë dhe subspecialist, ndërsa janë rinovuar edhe të gjitha aparatet e dializës.
 
ILMIJE ZHAKU