Maqedoni

Pendarovski - Fon der Lejen, pritet ndihmë në përballjen me krizën energjetike

01.10.2022 16:38

Në kuadër ceremonisë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi-Bullgari...

Në kuadër ceremonisë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi-Bullgari (IGB) presidenti Stevo pendarovski ka realizuar takim me kryetaren e KE-së Ursula Fon der Lajen sot në Sofje. 
 
Kriza energjetike aktuale dhe rrjedha e procesit të skriningut, si fazë e rëndësishme në negociatat inkuadruese për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të shefit të shtetit, Stevo Pendarovski me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Sofje.
 
Siç njoftojnë nga i presidentit të shtetit, presidenti Pendarovski shfaqi pritshmëri për ndihmë nga Komisioni Evropian në kontekst të solidaritetit evropian në përballjen me krizën energjetike.Lidhur me negociatat inkuadruese për anëtarësim, Pendarovski ka potencuar se vendi është i gatshëm t’i bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit për inkuadrim drejt BE-së.