Maqedoni
Zgjidhet kriza energjetike në arsim, Shaqiri: Shkollat do të kenë rrymë dhe ngrohje
01.10.2022 17:22
Me sigurimin e çmimit më të lirë për rrymë në arsim, me menaxhimin dhe shfrytëzimin e duhur...

Me sigurimin e çmimit më të lirë për rrymë në arsim, me menaxhimin dhe shfrytëzimin e duhur dhe racional të rrymës shkollore dhe të bllok- dotacioneve do të mund të menaxhohet me sukses kriza energjetike në arsim.
Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2 ministri i arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Sipas tije me zbatimin e masave qeveritare dhe me bashkpunim të ngrusht institucional do të arrihet të sigurohet rrymë dhe ngorhje gjatë gjithë dimrit.
“Masat qeveritare të cilat janë sjell dhe do të vazhdojnë të sillen do të jemi në mbikqyrje, respektivisht do të jemi syri mbikqyrës i gjithë këtyre procedurave që deri në fund të kësaj periudhe ne të kemi ngrohje për shkollat fillore dhe të mesme. Bashkëpunimi institucional duhet patjetër të egzistojë në këtë fazë të rëndësishme në të cilën nuk ndajmë asnjë gjë tjetër, përvec që shohim interesin e përfitimit të cilën e jep mësimi me prani fizike”, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Librat e reja shkollore, Shaqiri: Gati në nëntor
Me sa dukët nxënësitë e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta do të vazhdojnë deri në fund të gjysëm vjetorit të parë të mësojnë me materialet e kombinuara, pasi që librat e reja ende nuk janë bërë gati.Shaqiri shpreson se gjatë muajit tetor Këshilli Nacional do të arrijë të përfundojë procedurën për aprovimin e teskteve shkollore, që të mund më pas të fillojë procedurën e printimit të tyre.
“Në formën e materialeve të gatshme apo të librave të cilat do të jenë të miratuara dhe do të jenë të vendosura në portalin ku vendosen tekstet shkollore, pres që këtë të ndodh gjatë muajit tetor, ndërsa printimi në qoftë se çdo gjë shkoll në rregull, si është duke shkuar aktualisht besojë se gjysmën e dytë të vitit shkollor nxënësit do ti kenë këto libra,sepse këto janë afatet maksimale që duhet ti shfrytëzojmë brenda kësaj periudhe”, theksoi Shaqiri.
Abetarja e unifikuar në RMV, Shaqiri: Punojmë për ta siguruar sa më parë
Por dëshira e nxënësve dhe të prindërve shqiptarëështë që sa më parë të fillojë mësimi edhe me abetarën e unifikuar, njësoj sikur në Shqipëri dhe Kosovë. Shaqiri thotë se po punohet për të siguruar abetarën e unifikuar sa më parë.
“Siç e patë abetare e unifikuar u aprovua brenda kësaj jave për tu futur brenda procesit arsimor tani në duhet edhe ne për tu konsultuar dhe për të parë sa ma shpejtë që mund të arrijmë që ta kenë nxënësitë tonë të parë. Tani kur për datë do të bëhet kjo, unë nuk di të saktësojë, por unë shpresoj se edhe ma herët se vitit të ri shkollor”, u shpreh Shaqiri.
Shaqiri është i bindur se me zbatimin e konceptit të ri për arsim fillor do të arrihen rezultate shumë më të mira se sa në të kaluarën tek nxënësit dhe kjo gjë më së miri do të shihet pas përfundimit të gjeneratës së parë.
REXHEP QAMILI
