Botë

Ukrainë, arrestohet drejtori gjeneral i Zaporozhjes

01.10.2022 18:29

Drejtori kryesor i centralit bërthamor të Zaporozhye të Ukrainës, i cili është nën pushtimin rus...

Drejtori kryesor i centralit bërthamor të Zaporozhye të Ukrainës, i cili është nën pushtimin rus, u arrestua nga patrulla ruse. Igor Murashov u arrestua gjatë rrugës nga termocentrali më i madh bërthamor evropian në qytetin e Enerhoda. Presidenti Zelenski bëri thirrje për çmilitarizimin e zonës përreth termocentralit.
 
“Armiku e filloi këtë ditë me një vrasje të qëllimshme dhe absolutisht të llogaritur të ukrainasve në Zaporozhye. Një sulm me raketa ndaj një popullsie civile ka lënë të vdekur dhe të plagosur dhe traumatizuar qenie jo-njerëzore nga i pari tek i dyti nga ai që dha këtë urdhër për të gjithë ata që e zbatuan atë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Zaporozhye është një nga pikat kryesore të pushtimit rus të Ukrainës Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që do të kishte dënuar referendumet e saj në katër rajone të Ukrainës si të paligjshme. SHBA tha se bota është ende në anën e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial.
 
“Referendumet e paligjshme që Rusia mbajti në Ukrainë dhe aneksimet e pretenduara të territorit ukrainas me forcë janë një shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar. Ata nuk ndryshojnë asgjë për statusin dhe kufijtë e Ukrainës është bindja e fortë e Shteteve të Bashkuara. Asnjë vend nuk votoi me Rusinë”, theksoi ambasadorja e ShBA-ve ne Kombet e Bashkuara, Linda Tomas Grinfilld.
 
Turqia ka refuzuar aneksimin e katër rajoneve nga Rusia në Ukrainë, duke shtuar se ky është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar. Presidenti amerikan Biden tha se SHBA-të janë të gatshme të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Presidenti rus Putin premtoi më parë se do të mbronte rajonet e aneksuara të Ukrainës me të gjitha mjetet e nevojshme.
 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendimi i Putinit për të aneksuar ishte përshkallëzimi më serioz i konfliktit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
 
FLUTUR LATIFI