Mustafa siguroi se do të zgjidhet çështja e “Trepçës”
Në letrën drejtuar minatorëve të “Trepçës”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siguron se Qeveria e Kosovës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, të mundshme ligjore, në mënyrë që statusi i “Trepçës” të zgjidhet në interes të minatorëve dhe qytetarëve të Kosovës...

Në letrën që nuk është bërë ende publike, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur në letër hapat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të shmangur falimentimin e “Trepçës” dhe për të siguruar perspektivë zhvillimore për të.
Ai i bën thirrje minatorëve që të ndërpresin grevën dhe t’i përkushtohen punës në interes të Kosovës.
Greva e minatorëve të “Trepçës” nisi ditën e martë, ku minatorët kërkuan shpjegime për fatin e kompleksit të minierave ku ata punojnë dhe miratimin e një ligji të veçantë në bazë të të cilit kompleksi të shndërrohet në një ndërmarrje publike në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
