Maqedoni

Kriza energjietike, Ramadani: Me masa më lehtë menaxhohet kriza, importi i energjisë vështirson situaten

02.10.2022 14:47

Deri më 31 mars të vitit të ardhshëm do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike...

Deri më 31 mars të vitit të ardhshëm do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike të cilat i vendosi qeveria.Për amvisëritë dhe kompanitë janë dhënë vetëm rekomandime ndërsa për institucionet parashikohen detyrime specifike.
 
Eksperti i Energjetikës Kushtrim Ramadani thotë se këto masa janë të mirëseardhura dhe duhet të vlejnë edhe në kohë kur nuk ka krizë, ndërsa sa respektohen të njejtat është komisioni për menaxhim me krizën energjetike i cili duhet të kontrollojë punën e të gjitha institucioneve të përfshira.
 
“Masat janë të mirëseardhura, ndërsa kursimi duhet të jetë në agjendën e qeverisë dhe shoqërisë. Ne nuk duhet ta lejlojmë vetën edhe kur nuk ka krizë që të harxhojmë resurset energjetike pa nevojë kështu un i vlersoj shumë të mirëserardhura masat për kursim të energjive të ndryshme posaqërisht energjisë elektrike dhe termike me rritjen e eficiencës të shtëpive,banesave dhe sistemeve të ndryshme të cilat harxhojnë të gjitha energjitë”, u shpreh eksperti i energjetikës Kushtrim Ramadani. 
 
Ramadani shton se ajo që e bënë këtë krizë më të vështrië është mungesa e prodhimit vendor dhe sa ma shumë të jemi të varur nga importi aq më veështirë do të përballohet kriza energjetike. 
 
“Sa i përket vendit tonë ne ndodhemi në një situatë tepër të pa përgatitur kjo nuk është puna e viteve të fundit por e dhjetra viteve të fundit pasiqë nuk është ivnestuar thuajse aspak në kapacitet prodhuese. Problemi më i madh i vendit tonë është që kemi mungesë të prodhimit vendor të energjisë elektrike si dhe nga ana tjetër nuk kemi edhe burime tjera vendore të naftës dhe të gazit dhe jemi tërësisht të varur nga importi i cili për momentin është shumë shtrenjtë”, theksoi Ramadani. 
 
Ndryshe qeveria ka ndarë 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike, ndërsa ka njoftuar se do të subvencionohet për 80 % energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. 
 
GAZMEND KURTISHI