Maqedoni
Klinika e pulmologjisë, rritet numri i pacientëve simptoma me post kovid
02.10.2022 15:09
Çdo ditë e më shumë rritet numri i pacienëtve që kanë kaluar kovidin dhe që përballen me simptomat post kovid...

Çdo ditë e më shumë rritet numri i pacienëtve që kanë kaluar kovidin dhe që përballen me simptomat post kovid. Këtë fakt për TVM2 e konfirmoi pulmologu Irfan Ismaili, sipas të cilit, simptoma tipike janë lodhja kronike, problemet me zemrën, koncentrimin, frymëmarrje e vëshirësuar dhe kollitje.
Në veçanti pacientët që kanë kaluar kovidin dhe që kanë pasur ndezje në mushkri, apo që kanë qenë raste më të rënda duhet të paraqiten në Klinikën e Pulmologjisë për të bërë ekzaminime të mëtejshme të mushkrive.
“Pasoja më e rëndë është fibroza pulmonale është një sëmundje që bën ndryshimin e paranhimit të mushkrisë, në destruksion të mushkrive edhe ata pacientw zakonisht kanë vështirsi në frymëmarrje kanë lodhje, nuk mund t’i kryejnë aktivitetet e përditshme dhe kanë nivel të ulët të oksigjenit dhe me ata pacientë hasemi çdo ditë dhe kërkojnë shërim”, u shpreh pulmologu Irfan Ismaili.
Pulmologu Ismaili: Mos anashkaloni analizat e mëtejshme
Infektimi me kovid ka ndikuar në lodhjen kronike të organizmit andaj shumë pacient vine në Klinikën e Pulmologjisë në ambulance për të bërë kontrolle, por përskaj kësaj klinike disa prej tyre duhet të bëjnë analiza shtesë edhe në klinika tjera.
“Për shkak të lodhjes dhe vështirsive në frymëmarrje, shumë pacientë vinjnë të kontrollojnë mushkëritë pasiqë mendojnë se është problemi te mushkëritë por mund ët kenë edhe problem kardiale, neurologjike dhe problem tjera shëndetësore”, theksoi Ismaili.
Këta pacientë në Klinikën e Pulmologjisë trajtohen me oksigjen terapi kortikosteroide dhe inhalartorë që ndihmojnë pacienët për funksionim më të lehtë në përditshmërinë e tyre.
FLUTURA LATIFI
