Maqedoni

Kumanovë, mbi 40 deponi të egra

02.10.2022 15:31

Sipas analizave të N.P ”Pastrim dhe Gjelbërim” në rajonin e Komunës së Kumanovës janë evidentuar mbi 40 deponi të egra...

Sipas analizave të N.P ”Pastrim dhe Gjelbërim” në rajonin e Komunës së Kumanovës janë evidentuar mbi 40 deponi të egra. Kjo ndërmarrje Brenda 3-4 muajve mesatarisht grumbullon nga 2800 deri 3200 ton mbeturina. Edhe përkundër apeleve dhe pastrimit të të njejtave, qytetarët e pandërgjegjshëm vazhdimisht fornojnë deponi të reja të egra.
 
“Gjatë gjithë javës kemi pastruar deponi në lokalitete të ndryshme. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren. Vazhdimisht u apelojmë qytetarëve që të mos hudhin mbeturina ku të arrijnë port ë njejtat ti hedhin në vende të caktuara ku egzistojnë kontejnerët. Për fat të keq trendi i krijimit të deponive të reja po vazhdon në kontinuitet. Rast më i shpesht është deponia në lagjen “Pero Çiço” ku edhe përkundër faktit se e njejtja vazhdimisht pastrohet megjithatë kjo dukuri po përsëritet në vazhdimësi”, tha Stojçevski.
 
Stojcevski tha se për mjedis të pastër e domosdoshme është që ndërmarrja, shërbimet e inspekcionit dhe SPB e Kumanovës ta kryejnë punën e vet por edhe qytetarët të vetëdijsohen me qëllim zgjidhjen e këtij problemi. Shi për këtë arsye kjo ndërmarrje viteve të fundit vazhdimisht është pajisur me kontejner të rinjë si nëpër lagje të qytetit ashtu edhe nëpër fshatra.
 
“Bëhet fjalë për rreth 900 kontejner vetëm gjatë vitit të kaluar diku rreth 90% e vendbanimeve janë të mbulara me kontejner, kurse në pjesën qëndrore të qytetit janë duke u vendosur kontejner gjysmë nëntokësor. Ky aksion do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhëshme”, tha Stojçevski.
 
Nga N.P “Pastrim dhe Gjelbërim” njoftojnë se do të kërkojnë angazhim më të madh nga SPB e Kumanovës për ruajtjen e paisjeve higjienike dhe kontejnerëve në rajonin e Kumanovës.
 
FATLUM AQIFI