Maqedoni
Mickoski: Ofroj një koncept për dalje nga kriza
02.10.2022 15:53
Më vjen keq që kryeministri dhe ministrat në qeveri, në momente kaq komplekse...

Më vjen keq që kryeministri dhe ministrat në qeveri, në momente kaq komplekse dhe të rëndësishme për Maqedoninë, qytetarët dhe ekonominë, nuk mund ta kapërcejnë suetën e tyre, të largohen një herë nga politika dhe të vihen në anën e shtetit dhe qytetarëve, ka theksuar kreu i VMRO-DPMNE-së në një deklarim me shkrim.
“Kërkova takim me Dimitar Kovaçevskin për të shpjeguar konceptin për këtë dhe vitin e ardhshëm, si të optimizohet shfrytëzimi i burimeve vendore dhe të sigurohet energji e lirë, ai dezertoi, ai refuzoi. E kam thirrur edhe Fatmir Bitiqin si përgjegjës për çështje ekonomike në qeveri në selinë e VMRO-DPMNE-së, ai nuk ka pranuar të vijë. Nëse doni të tregoni se informacionet për provizionet e mëdha nga importi i karburantit, transporti përmes instant kompanive të thëngjillit dhe konstrucionet ende të paqarta për gazin dhe ngrohjen e qytetarëve, atëherë jam në dispozicion për të shpjeguar konceptin që po ju ofroj”, ka shkruar Mickovski.
Kovaçevski: Nuk është koha për duele, eshtë koha për punë
Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski në reagimin e tij me shkrim ka theksuar se në Këshillin e fundit Ekonomik në përbërje të zgjeruar i është dërguar ftesë edhe VMRO-DPMNE-së, por për fat të keq nuk është paraqitur asnjë përfaqësues i partisë opozitare.
"Ftesa për ta mbetet e hapur për Këshillin e ardhshëm Ekonomik, i cili do të mbahet këtë të mërkurë. Qeveria është e hapur dhe sigurisht që janë të mirëpritur të paraqesin zgjidhjet që kanë. Në këtë drejtim, mendoj se është e nevojshme të theksohet se politikat ekonomike krijohen institucionalisht, në Qeverinë e Këshillit Ekonomik, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve. Vendimet merren në komisione dhe seanca qeveritare, jo në selitë e partisë dhe me ndihmën e strukturave partiake.Kjo krizë e vështirë dimërore dhe ekonomiko-energjetike do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve që do të ofrojnë energji, rrymë dhe ushqim për qytetarët. Nuk është koha për pikë politike, ftesa për duele e takime, por kohë për punë, për bashkim dhe për të krijuar politika në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar në përgjigjen e tij kryeministri Kovaçevski.
NAIM RAMADANI
