Maqedoni

VMRO-DPMNE: "Aferë në të cilën është i përfshirë Kovaçevski"

02.10.2022 16:37

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka publikuar një aferë “Numratori” me të cilën akuzojnë për tregti energjetike...

VMRO-DPMNE-ja opozitare  ka publikuar një aferë “Numratori” me të cilën akuzojnë për tregti energjetike. VMRO-DPMNE pretendon se kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski po bëjnë miliona në biznesin e energjisë në një kohë kur vendi është i gjunjëzuar, qytetarët janë varfëruar dhe luftojnë për të mbijetuar. Sipas tyre, afera tregon se si Kovaçevski dhe një klikë e ngushtë janë bashkuar për përfitime personale.
 
Pixel Group, kompani e themeluar nga Kovaçevski dhe kumbari i tij Goran Paunov, së bashku me kompaninë Fazar, janë përfshirë në një biznes prej 26 milionë eurosh, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
“Vetëm nga tenderët shtetërorë në vitet e fundit këto kompani kanë arkëtuar 1.8 milionë euro. Në vitin 2021, kur Dimitar Kovaçevski ishte zëvendësministër i Financave, KMGEOL-FAZAR lidh marrëveshje me EVN-në, në të cilën Kovacevski si kryeministër tani me mandat ka pronësi përmes aksioneve shtetërore në EVN”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: "Manipulim dhe defokusim nga krimi i Mickovskit"
 
Por nga LSDM kanë hedhur poshtë pretendimet e VMRO-DPMNE-së. Akuzat e opozitës sipas tyre janë manipulime të sajuara që kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të kryeministrit Kovaçevski. Nga kjo parti thonë se Kovaçevski as nuk është pronar i kompanisë Pixel Group dhe as nuk ka hise financiare në të. 
 
“Dimitar Kovaçevski nuk është pjesë e strukturës së pronësisë dhe as pronar. Që nga 28.shtatori.2020, Dimitar Kovacevski ka tërhequr plotësisht shumën e mjeteve financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë. Kjo është deklaruar publikisht, në mënyrë që ai t'i përkushtohej plotësisht postit që mbante në atë kohë,zv/minister i Financave”, theksoi Daniela Markovska nga LSDM. 
 
Sipas LSDM-së, kjo aferë po shfaqet për të defokusuar opinionin me tenderët dhe provizionet me të cilat merret Mickovski dhe kryesia e partisë.
 
NAIM RAMADANI