Maqedoni

Aksidenti në Zhelinë, gjendet trupi i pajetë i Erdonit nga Kumanova

02.10.2022 17:21

Pas gjashtë ditësh kërimë është gjetur trupi i 22 vjecarit nga Kumanova, Erdon Ramadanit...

Pas gjashtë ditësh kërimë është gjetur trupi i 22 vjecarit nga Kumanova, Erdon Ramadanit,i cili u aksidentua me 27 shtator  në afërsi të fshatit  Zhelin. Turpi i pajet i tij u gjet afër objekit ushtarak Erebin në rrjedhën e lumit Vardar. Drjeori I Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti tha se gjetja e Erdonit  u bë falë angazhimt të të gjithëve pa përjashtim.
 
“Në afërsi të objektit ushtarak,të Erebinës në lumin Vardar,është gjëtur kufoma apo trupi që kërkohet tani e disa ditë, ne bashkëpunim me SPB- Tetovë, Drejtorin për menaxhim me kriza me vullnetar,me ushtar të RMV. Nga vendi i aksidenit supozohet të jetë nga tre deri katër kilometra, ne intensivisht kemi kërkuar që nga dita e parë”, u shpreh drjeori i Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti.
 
Nga SPB-Tetovë, me një komunikat me shkrim kanë thënë se trupin e  pa jete të 22 vjecarit e kanë konfirmuar familjarët dhe i njejti është dërguar në mjeksin ligjore.
 
“Sot rreth orës 10:50 në afërsi të kazermës Erebino, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme kanë gjetur trupin e pajetë të  22-vjeçarit nga Kumanova, pak më vonë trupi i pajetë është nxjerrë dhe kontrolluar nga mjekësia ligjore. Familjarët e tij kanë bërë identifikimin e plotë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 22 vjeçarit nga Kumanova është dorëzuar për obduksion”, theksoi zëdhënësi i SPB - Tetovë, Marijan Josifovski.
 
Ende as gjë zyrtar se si ka ardhur aksidenit. Dëshmitarët okular thane se alsidenti kishte ardhur si pasoj e shpejtesis se madhë të drejtuesit të makinës. Erdon Ramadani, u aksidentuar, pasi i njejeti ishte duke u kthyer ne shtëpin në Kumanovë pasi kishte bërë pagesën e fundit të semestrit në Tetovë.
 
VISAR SADIKI