Botë
Bullgaria voton, mabhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare
02.10.2022 17:43
Bullgaria po mban zgjedhje e parakohshme parlamentare, të katërtat me rradhë në dy vitet e fundit...

Bullgaria po mban zgjedhje e parakohshme parlamentare, të katërtat me rradhë në dy vitet e fundit. Të drejtë vote kanë mbi 6 milion qytetarë, ndërsa beteja kryesore parashihet të jetë mes partive të udhëhequra nga Borisov dhe Petkov.
“Shpresoj se bullgarët do të tregojnë pjekuri, do të dalin të votojnë. Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë rëndë që të formohet Qeveri. Konflikti qëndron mes dy tezave qeveri në afat të mesëm mund të sjell jostabilitet dhe respektim të parimeve, ndërsa linjat e kuqe të dsefinuara nga vet partitë sollën deri në rënie të përkrahjes për to. Shpresoj se do të gjindet balans arsyeshëm”, u shpreh kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
“Ky kaos ndaj popullit bullgar duhet të ndërpritet. Unë jam i bindur se mashtrimet e pushtetit do të dalin në pah dhe se të gjithë do ta kenë të qartë se çka ka ndodhur. Bullgarai duhet të jeët shumël e qartë, kategorike për sa i përket hyrjes në eurozonë e cila duhet të jetë detyra e parë më e qartë”, theksoi Bojko Borisov nga GERB.
“Të gjithë bullgarët shpresojnë se çdo bullgar i ri do të zgjedh Bullgarinë si shtëpinë e tij, duam që bullgarët të vine nga vendet e jashtme të kemi prosperitet si vend i përparuar, pa korrupsion”, u shpreh Kiril Petkov nga Ndryshimet Vazhdojnë.
Anketat e opinionit publik sugjerojnë se parlamentin e ri mund ta përbëjnë tetë parti, ndërsa qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
“Çdoherë kam votuar në momentin e fundit, apo nuk kam votuar fare. Kësaj rradhe kam vendosur ndër të parët dhe shpresoj se mund ti ndryshojmë gjërat. Votoni që të kemi ndryshime”, theksoi qytetari.
“Jam lindur në vitin 1943 dhe asnjëherë nuk e kam lënë pa votuar. Mendoj se votimi është obligim për të gjithë”, shprehet qytetarja.
“Shpresoj se po votojmë për një Bullgari më të mirë, për jetesë më të mire si çdo njeri mesatar që jep votën e tij dhe shpreson”, thekson qytetari.
Të hënën do të shpallen rezultatet e para jozyrtare. Shatetasit bullgar kanë votuar në shtatë vendvotime në RMV ndërsa janë paraqitur 181 qytetarë.
FLUTURA LATIFI
