Botë
Indonezi, rritet numri i të vdekurve në stadium
02.10.2022 18:05
Rritet numri i të vdekurve pas derbit të kampionatit indonezian mes Aremas dhe Persebajas...

Rritet numri i të vdekurve pas derbit të kampionatit indonezian mes Aremas dhe Persebajas pasi policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët e futbollit që sulmuan ekipin vendas në provincën Java Lindore të Indonezisë. Shumica e viktimave vdiqën nga mungesa e oksigjenit gjatë rrëmujës pasi tifozët hynë në fushën e stadiumit pasi ndeshja nikoqire humbi nga një klub rival.
“Gjithçka ndodhi aq shpejt sa policia ndërmori veprime në bazë të një vlerësimi të matur të situatës, sepse pas 45 minutash dy herë disa nga mbështetësit hynë në fushë dhe e detyruan policinë të marrë masa parandaluese”, u shpreh sekretari gjeneral i lidhjes së futbollit të Indonezisë, Junus Nusi.
Vlerësohet se rreth 300 njerëz kërkuan kujdes mjekësore dhe ministri i mbrojtjes i Indonezisë bëri të ditur se se stadiumi kishte rreth 4000 spektatorë më shumë se kapaciteti i ulësve që posedon.
“Nga gjithsejt 93 pacientë ne shërojmë katër meshkuj të cilët kanë lëndime të rënda në kokë dhe tani i nënshtrohen shërimit të mëtejshëm”, theksoi drejtori i spitalit në Kanxhuruhan, Bobi Prabovo.
“Në emër të Kryetarit të lidhjes botërore të Indonezisë dua të shpreh ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në stadiumin e Kanxhuruhanit, ku u humbën shumë jetëra njerëzish. Asociacioni I futballit të Indonezisë shpreh keqardhje të thellë për atë çka ka ndodhur dhe shpreson se nuk do të ketë incidente të tilla në të ardhmen”, u shpreh sekretari gjeneral i lidhjes së futbollit të Indonezisë, Junus Nusi.
Sipas rregullave të FIFA- gaz lotësjelllës nuk guxon të përdoret në ndeshjet e futbollit, por policia konstaton se ky hap është ndërrmarë për parandlaimin e kaosit të shkaktuar. Derisa zgjat hetimi për ngjarjen e ndodhur, nuk do të ketë futboll në Indonezi.
FLUTURA LATIFI
