Botë
Zelensky: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit
02.10.2022 18:27
Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit...

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.
Volodymyr Zelenskyy i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Telegram.
“Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar”, tha ai.
“Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.
Rimarrja e kontrollit të Limanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundër ofensivës që forcat e Kievit nisën në rajonin verior të Harkivit, duke dëbuar forcat ruse.
Suksesi i kësaj kundër ofensive befasoi shumë vëzhgues. Limani është qytet strategjik, përmes së cilit kalojnë linjat hekurudhore dhe analistët thanë se ka të ngjarë që forcat ukrainase do ta përdorin qytetin si vend prej ku do të nisin ofensiva të reja në lindje.
