Shaqa i jep shpirt Interit, shënon edhe golin e parë në Itali (VIDEO)

22.01.2015 15:32

Xherdan Shaqiri është heroi i ri i Interit...

Kosovari, ka arritur që të shënoj golin e parë për skuadrën italiane, duke e ndihmuar Interin në fitoren ndaj Sampdorias, me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Roberto Mancini vendosi që për herë të parë të inkuadroj Shaqirin nga fillimi i ndeshjes, ndërsa ky i fundit, ia vërtetoi se nuk ka gabuar.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje, përfundoi pa gola, por rastet nuk munguan, pasi që Icardi, dështoi të shënoi nga penalltia.

Golat erdhën në pjesën e dytë. Ishte Xherdan Shaqiri që në minutën e 71’ shënoi për epërsinë e Interit, ndërsa Icardi në minutën e 88’, shënoi për 2:0.