Botë
Kosovë, ndërpritet greva, nxënësit nisin shkollën
03.10.2022 09:47
Shkollat në Kosovë hapin dyert këtë të hënë me një muaj vonesë, për shkak të grevës disajavore të sindikalistëve....

Shkollat në Kosovë hapin dyert këtë të hënë me një muaj vonesë, për shkak të grevës disajavore të sindikalistëve.
Ata kishin vendosur që të pezullonin mësimin deri në janar të vitit të ardhshëm, por pas ndërprerjes i bënë thirrje qeverisë që këto muaj t’i shfrytëzojë për dialog me sindikalistët.
Greva në arsim nisi më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.
