Botë
Zgjedhjet në Brazil, kush do të jetë presidenti i ardhshëm
03.10.2022 12:33
Zgjedhjet në Brazil po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë me Luiz Inacio Lula da Silva...

Zgjedhjet në Brazil po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë me Luiz Inacio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros - një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet.
Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme të nevojshme për të parandaluar balotazhin.
Votuesit tani kanë katër javë për të vendosur se cili nga të dy duhet të udhëheqë Brazilin. Zgjedhja e një presidenti në raundin e parë ka ndodhur për herë të fundit 24 vite më parë.
Por presidenti Bolsonaro dhe Lula u kishin dhënë mbështetësve të tyre shpresë se ata mund të arrinin pikërisht këtë gjë.
Për Lulën - i cili nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e 2018, sepse ishte në burg pasi u dënua për akuza korrupsioni - kjo paraqet një rikthim të jashtëzakonshëm.
Dhe presidenti Bolsonaro, për të cilin sondazhet kishin treguar se ishte shumë pas Lulës, do të gëzohet për faktin se ai u tregoi se anketuesit e kishin gabim, ashtu siç kishte parashikuar që do ta bënte.
Kjo është një dramë prej vitesh. Dy politikanët janë rivalë të mëdhenj dhe fushatën e tyre, pjesën më të madhe kanë përdorur fyerje ndaj njëri-tjetrit.
Në debatin e fundit televiziv përpara votimit, Presidenti Bolsonaro e quajti Lulën një hajdut, në lidhje me akuzat për korrupsion që e futën në burg për 580 ditë përpara se të anulohej dënimi.
Lula, nga ana tjetër, e ka etiketuar zotin Bolsonaro një "të çmendur".
