Maqedoni
Afera ‘Matësi’, VMRO: Kovaçevski ka përfituar 4 mln euro
03.10.2022 13:31
VMRO-DPMNE me akuza të reja për aferën ‘Matësi’....

VMRO-DPMNE me akuza të reja për aferën ‘Matësi’. Sipas partisë së Mickovskit, ndërmarja Piksel e themeluar nga Kovaçevski dhe kumbari i tij, nga viti 2017-të, kanë marrë mbi 2 milion euro nga tenderët e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe komunën e Çairit, si dhe 2 milion euro nga EVN.
“Marrëveshje bëhen edhe me komunën e Çairit. Ja ku janë dy marrëveshjet në firmosura më 9 nëntor të vitit 2021 me ndërmarjen e kumabrit të Kovaçevskit, përderisa ai është zëvendës ministëri i financave, në vlerë prej 108 mijë euro. Kur Kovaçevski bëhet zëvendës ministër, kjo ndërmarje nënshkruan marrëveshje me EVN-në edhe për ndërtimin e panelëve fotovoltaik në vlerë prej mbi 2 milion euro.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.
Kovaçevski përgënjeshtron akuzat
Kovaçevski përgënjeshtron akuzat dhe thotë të kërkojnë falje, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e përndjekjes ligjore. Kryeministri pohon se ka punuar në mënyrë transparente deri në momentin e marrjes së postit të zëvendës ministrit dhe më pas nuk ka pasur kurfarë lidhjes me ndërmarjen Piksel.
“Është një përpjekje e dëshpëruar e opozitës që të shpërqëndrojë vëmendjen nga skandali i korrupsionit të kryetarit të tyre për trukim të tenderit në vlerë prej 136 miliion euro. E gjithë puna ime në ndërmajre ka qenë transparente në bazë të ligjeve. Pas shitjes së aksioneve në Piksel, unë nuk kam kurfarë pjesëmarje, obligime dhe përgjegjësi në atë kompani. Konsiderojnë se do të duhet të kërkojnë falje, më pas do të vijojë gjithçka bazuar në ligje.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
LSDM: Mickovski, pronar i hidrocentrale; T’a falë rrymën
Socialdemokratët kanë akuzas Hristijan Mickovski se ka themeluar hidrocentrale në kohën e sundimit të Gruevskit, pasi ka qenë edhe këshilltar i tij për energjetikë, andaj kërkojnë nga ai që t’ua falë rrymën qytetarëve.
“Në kohën e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, por edhe vite më herët, Mickovski ka mbushur xhepin duke shitur energji nga hidrocentralet e tij. Nëse Mickovski brengoset për rrymën dhe standardin e qytetarëve, atëherë le t’ia falë rrymën nga hidrocentralet e tij.”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Kreu i VMRO–DPMNE–së Hristijan Mickovski është shprehur se nuk heq dorë nga oferta e tij dhënë disa ditë më parë, pasi sipas tij e njëjta mundëson shfrytëzim të rrymës dyfish më të lirë dhe ruajte e vendeve të punës.
MERALE ISMAILI
