Maqedoni

Gjykimi për hendbollistin "Tot": Ekspertët, të akuzuarit ishin në gjendje të mirë psiqike

03.10.2022 13:56

Me dëshmitë e dy ekspertëve të mejksisë ligjore ka vazhduar gjykimi për vrasjen e hendbollistiti kroat Denis Tot...

Me dëshmitë e dy ekspertëve të mejksisë ligjore ka vazhduar gjykimi për vrasjen e hendbollistiti kroat Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi natë afër parkut të qytetit në Shkup. Ekspertja Anta Ivçeva sqaroi se lëndimet e shkaktuara ishin lëndime mekanike dhe janë shkaktuar si pasojë e forcës së ashpër në pjesë konkrete, si ngjeshjen e palcës kurrizore dhe trurit.
 
"Sa i përket efektit të përgjithshëm të lëndimeve, bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore me rrezik konkret për jetën e të dëmtuarit.", tha ekspertja Anta Ivçeva.
 
Ndërkaq eksperti nga fusha e psikiatrisë Aleksandar Marcikiq sqaroi për gjendjen psiqike të të akuzuarve 21 ditë pas ngjarjes tragjike. Sipas tij  tre të akuzuarit janë në gjendje të mirë psiqike dhe intelektuale por që gjatë kontrollit janë vërejtur situata stresi në suaza të normales. Gjatë kontrollit asnjëri nga të akuzuairit nuk ka treguar shenja agresiviteti.
 
"Tek ata vëreheshte reagim aktual psiqik si pasojë e ngjarjes të cilat kryesisht janë me manifestime të ngjajshme si ndërgjegjja, ndjenja e fajit, shqetsim i dukshëm përshkak të asaj se si ka përfunduar ngjarja dhe ndjekja penale ndaj tyre, frikë apo ankth nga vet procedura dhe pasojat, prasegjithash mendoj në pasojat sociale.", tha eksperti nga fusha e psikiatrisë Aleksandar Marcikiq.
 
Eksperti tha se secili nga të akuzuarit në momentin e ka mundur ti kuptojë veprimet e veta dhe ti dijë pasojat e veprimit. Paraprakisht, tre të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat, para para trupit gjyqësor kishin deklaruar se  nuk ndihen fajtorë për veprën që u ngarkohet. Të akuzuarit ndiqen penalisht për veprën penale "vrasje" nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI