Bytyqi, do të ketë energji për të gjitha amvisritë
Edhe pse u paralajmërua marrëveshja me Bullgarinë për blerjen e energjisë elektrike....

Edhe pse u paralajmërua marrëveshja me Bullgarinë për blerjen e energjisë elektrike, ajo ende nuk është finalizuar.
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për shkak se shteti do të sigurojë energji elektrike për të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël prej kapaciteteve të veta, ndërsa marrëveshjet e jashtme janë për tu siguruar rrymë edhe për kompanitë e mëdha.
“Kemi marrë për obligim si shtet që gjithçka që është në tregun e rregulluar ta sigurojmë përmes kapaciteteve rodhuese vendore, 100% nga nevojat e tregut të rregulluar. Vendimi i javës së kaluar që edhe institucionet arsmore ti përfshijmë në tregun e rregulluar nuk e cenon sigurimin dhe prodhimin e energjisë elektrike. Ajo që po negociohet është që tu dalet në ndihmë 1360 kompanive që janë në treg të lirë” – tha Zv.Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Në lidhje me paralajmërimet se një numër i kompanive të mëdha do të ndërprejnë punën për shkak të faturave të larta, Bytyqi thekson se nuk është vetëm energjia elektrike shkak për ndërprerjen e tyre të punës.
Thotë se çmimi në bursë po shkon drejt përmirësimit.
“Konsumatorët e mëdhenj kanë hyrë në një periudhë të remontit, minierat, por edhe tjerat. Nuk është vetëm energjia elektrike shkak. Çmimi i sotëm nëbursë është 260 euro për megavat në orë. Ka lëvizje, ka vendime të Komisionit Evropian që shkojnë në favor të qetësimit të gjendjes” – deklaroi Bytyqi.
Gjithashtu Bytyqi informoi se të mërkurën do të debatohet për masa të reja në këshillin ekonomiko-energjetik, ndërsa tha se ftesë do ti dërgohet edhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, për shkak se sipas tij qeveria është vendi ku duhet të sillen vendime, e jo selitë e partive. (Ersan Pajaziti, TVM2)
