Borisov fitues i zgjedhjeve në Bullgari, i nevojitet partner për formimin e qeverisë
Partia GERB e Bojko Borisovit ka fituar zgjedhjet e katërta parlamentare të Bullgarisë...

Partia GERB e Bojko Borisovit ka fituar zgjedhjet e katërta parlamentare të Bullgarisë, të cilat janë mbajtur në më pak se dy vite. Edhe këto zgjedhje nuk japin optimizëm për tejkalimin e krizës duke e pasur parasysh se partia e Borisovit e ka të vështirë të gjejë partnerë të koalicionit.
Nga GERB mbrëmë nuk kanë komentuar rezultatin përveq një statusi në fejsbuk të kryetarit Borisov i cili ka falenderuar votuesit për mbështetjen e dhënë ndërsa gjatë ditës së votimit Borisov ka deklaruar se tema kryesore është Lufta në Ukrainë ndërsa pozicioni i Bullagrisë duhet të jetë BE dhe NATO.
“Bota është në luftë dhe e pozicionuar qartë. Unë i kuptoj shumë kolegë të mi politikanë që po ikin dhe fshihen, ikin nga tema, por në muajt në vijim ajo do të jetë tema kryesore. E kemi thënë qartë se gjatë këtij agresioni, gatë kësaj lufte me një agresor të qartë Putinin, nuk kemi asgjë kundër popullit rus. Pas farsës së referendumeve Bullgaria duhet të jetë shumë e qartë dhe e saktë aty ku edhe Vendi ndodhet në BE dhe NATO”, u shpreh Bojko Borisiov, kryetari i GERB.
Partia e kryeministri të deritanishëm Kiril Petkov doli e dyta, nga kjo parti kanë pranuar humbjen dhe ka bërë të qartë se nuk do të ketë koalicionim me partinë Gerb.
“Vazhdojmë ne ndryshimet” Këtë herë ka politikanë të cilët e mbajnë fjalën, kanë kauzë dhe do të luftojnë për popullin e bullgarisë për ti përmbushur premtimet. Jemi të bindur se reazilimi 0 kurpcion është mënyrë e vetme që bullgarët të bëhen më të pasur. Tani në radhë është Gerb që të formojë koalicion të cilive populli ju dha mandat ndërsa neve na lanë në opozitë”, theksoi Kiril Petkov nga partia e kryeministri të deritanishëm.
“Ne qartë themi se i kemi humbur zgjedhjet. Këtu e tutje na pret një dimër i vështirë. Unë dua t'i uroj GERB-it sukses në formimin e Qeverisë, sepse suksesi i tyre është sukses i të gjithë bullgarëve”, u shpreh zv/kryetari i partisë “Vazhdojmë me ndryshimet”, Asen Vasilev.
E vetmja mënyrë për formimin e qeverisë ëstë koalicionimi I GERB me partinë Vazhdojnë ndryshimet dhe Bullgarinë Demokrate ku të dyja refuzojnë një koalicionim të tillë. Nëse Bojko Borisov nuk arrin përsëri të formojë qeverinë, mandati i kalon Kiril Petkovit, nëse edhe ai dështon, mandatin e jep presidenti sipas bindjes së tij por edhe në rast dështimi për herën e tretë atëherë në muajt në vijim do të duhej të mbahen zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare në Bullgari.
Për zgjedhjet e njejta u realizua votim edhe në 7 vendvotimi të Maqedonisë së Veriut ku prej 461 votave, 127 ishin për partinë GERB.
Urime për GERB nga Maqedonia dha ish kryeminsitri Zoran Zaev i cili në statusin e tij në fejsbuk i dëshiroi Bojko Borisovit bisedime të sukseshmë për formimin e qeverisë së re e cila do të sjellë stabilitetn në Bullgari dhe rajon.
GAZMEND REXHEPI
