Maqedoni
Likovë, përkushtim i denjë për fëmijët me nevoja të posaçme
03.10.2022 16:17
Një vit pas marrjes së lejes për kryerjen e veprimtarisë nga lëmi i mbrojtjes sociale në Qendrën ditore...

Një vit pas marrjes së lejes për kryerjen e veprimtarisë nga lëmi i mbrojtjes sociale në Qendrën ditore të fëmijëve me nevoja të posaçme në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, gjatë qëndrimit të Ministres për punë dhe politikë sociale, Jovanka Trençevska, Kryetarit të Likovës Erkan Arifi, sekretarit shtetëror të kësaj ministrie Resmi Ejupi, u konstatua se kjo Qendër po funksionon konform standardeve të parapara.
Në këtë Qendër me kapacitet për 38 fëmijë, aktualisht po qëndrojnë 14 fëmijë, për të cilët përkujdesen ekip profesional me 5 persona të specializuar edhe atë: rehabilitues dhe edukator, logoped, psokolog, punëtor social dhe fizioterapeut.
“Më gëzon fakti kur shoh se kjo Qendër po funksionon me sukses dhe që me të vërtetë kemi përparim të madh tek fëmijët që qëndrojnë këtu. E përgëzoj personelin e Qendrës i cili me punën dhe përkushtimin profesional përkujdesen që edhe këta fëmijë me nevoja të posaçme , të cilët jetojnë në vendbanime më të vogla të prfitojnë mundësi të barabarta për tu integruar në shoqëri dhe në procesin arsimor”, tha mes tjerash Trençevska.
“Arritë që ta lëshojmë në përdorim këtë qendër e cila ka një rëndësi të veçantë për fëmijët dhe banorët e komunës tonë. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin me ministreshën, ku edhe jemi në process e sipër të ndërtimit të çerdhes së dytë në fshatin Mateçdhe besoj se bashkarisht do të bëjmë punë të mira pë banorët e komunës tonë”, tha Arifi.
“Në qndrën tone punohet me kuadër professional, logoped, psikolog, defektolog si dhe fizioterapeut i cili kyçet në bazë të nevojës së fëmijëve kështuqë rezultatet janë të mjaftueshme pasiqë gjatë punës që kemi kryer deri tash shihet se fëmijët kanë filluar të zhvillohen në pjesën e të folurit, zhvillimin social e emocional”, tha mes tjerash Veseli.
“Qendra ditore ka kapacitet për të përfshi 24 fëmijë me qëndrim ditorë dhe 26 fëmijë me trajtim individual me këtë kapacitet të përdoruesve mund të ofrojmë kujdes ditorë mundësi individuale dhe punë në grupe, për momentin janë të pranishëm 14 fëmijë me qëndrim ditor”, tha mes tjerash Nuhija.
Ndryshe Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të posaçme në fshatin Orizare e drejton Shoqata “Imago Plus” personeli i së cilës posedon licencë për kryerje të veprimtarisë së këtillë përmes qasjes individuale duke siguruar trajtim profesional për kujdesin dhe rehabilitimin e çdo fëmie në këtë Qendër, duke i përgatitur me sukses për integrim në shoqëri dhe në arsim.
FATLUM AQIFI
