Aksidenti: Ahmeti në gjendje të mirë, lirohet sot nga spitali
Një ditë pas aksidentit automobilistik , gjendja shëndetësore e Liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe shoferit të tij, vazhdonë të jetë stabile...

Neurokirurgu Destan Haliti për kamerën tonë theksoi se janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe është vërtetuar se nuk ka pasur nevoj për ndonjë intervenim kirurgjik.
“Ata kishin më tepër nevoj për observacion se sa për ndonjë terapi speciale Dje i bëmë të gjitha analizat e duhura bashkë me ekipet mjekësore që i kemi këtu në qendër në Spitalin Klinik të Tetovës , sot bëmë edhe analiza të tjera dhe vërtetuam se nuk ka nevoj për ndonjë intervenim kirurgjik ose neurokirurgjik Personat në fjalë mund të vazhdojnë shërimin në ambientin shtëpiak kështu që sot do të lëshohen nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore Përpos lëndimeve të lehta trupore nuk kemi ndonjë lëndim serioz”, thotë Destan Haliti, neurokirurg në Spitalin Klinik të Tetovës.
Edhe pse shoferi i automobilit në aksidentin e djeshëm kishte marrë lëndime pak më të rënda neurokirurgu Destan Haliti thotë se edhe ai është mirë dhe se bashkë me Kryetarin e BDI-së do lëshohen gjatë ditës për kurim shtëpiak.
“Kishte lëndim edhe në kokë kishte një hematom subgaliatik që i themi ne edhe ai do të shkoj në konservativ do me thënë me terapi momentalisht pa asnjë intervenim neurorkirurgjik se po të shifshim dicka më serioze sigurisht se do të vazhdonim me shërimin në spital, ne kemi marrë qëndrim që ato sot të shkojnë në shpi dhe të vazhdojnë kurimin shtëpiak” - shton Haliti.
Nga kabineti i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti theksojnë se edhe takimin e sotëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi do ta zhvillojë në dhomat e Spitalit Klinik të Tetovës në orën 16:30 e më pas do të lëshohet nga spitali. (Miftar Emini, TVM2)
