Punimet në rrugën Strugë-Qafë Thanë, pritet të mbarojnë për 15 muaj, vlera 7.9 mln euro
Rruga Strugë – Qafë Thanë....

Rruga Strugë – Qafë Thanë, që llogaritet si arteria kryesore që do lidhë jo vetëm Maqedonin e Veriut por edhe rajonin me Republikën e Shqipërisë pritet të përfundoj për 15 muaj paralajmeron Drejtori i NPRSH-së Ejup Rustemi.
I pyetur se pse është i bindur kjo rrugë do lëshohet në përdorim pas 15 muajve, kur aktualisht shume afate për lëshim në përdorim të rrugëve janë shkelur, Rustemi me përgjigje se kompania e përzgjedhur për rehabilitimin e kësaj magjistrale gjithmonë në kohë i mbaron punimet.
“Nga përvoja që kemi me kompaninë edhe në rrugë tjera ku bëhet rahabilitimi, gjithmonë me kohë i ka mbaruar projketet. Në këtë moment sipas projektit dhe sipas afatit dhe bisdës që kemi zvilluar me mbykqyrësin që e kemi përzgjedhur jemi të bindur se për 15 muaj ky projekt do të mbaroj” – tha Drejtori i NPRSH, Ejup Rustemi.
Zv.Kryeministri, Artan Grubi, i cili inspektoi punimet në rrugën Strugë-Qafë Thanë, tha se për tu realizuar këto prjekte, vendit i duhet shumicë parlamentare stabile.
“Shumica parlamentare, shumica qeveritare është e koncentruar në realizimin e projekteve të këtilla siç është ky sot. Përfshirë edhe procesin e skriningut me bashkimin Evropian i cili veç më ka filluar. Vlerësoj se të gjithë duhet të japim kontribut për përfundimin sa më të shpejt të procesit dhe të gjithë të angazhohemi që të arrim shumicë parlmanetare për ndryshime kushtetuese me çka do ta vazhdonim rrugën drejt BE-së” – deklaroi Zv.Kryeministri i Parë i vendit, Artan Grubi.
Grubi tha se ai është ekzekutues, ndërsa për të gjitha pakënaqësit ndaj tij, përgjigje duhet të jep Lideri i partisë së tij, Ali Ahmeti. (Sanije Duraku, TVM2)
