Banorët e Pallçishtit, protesta për ujë të pijshëm

03.10.2022 17:23

Duke bllokuar rrugën që lidhë fshatrat e komunës së Bogovinës....

Duke bllokuar rrugën që lidhë fshatrat e komunës së Bogovinës, banorët e Pallçishtit kanë protestuar për ujë të pijshëm dhe për mungesë investimesh nga komuna e Bogovinës.

Ato për këtë situatë fajin i’a hedhin të parit të Komunës, Besnik Emshiut, ato thonë se mos mbajta e premtimit nga komuna me vite ka detyruar banorët e Pallçishtit të protestojnë dhe bllokojnë rrugën për disa orë.

Sips tyre, 20 vite ky fshat mashtrohet, dhe nuk ka asnjë investim.

“Fshati Pallçishtë ka vite që nuk ka ujë të pijshëm,dhe është i mashtruar nga Komuna e Bogovinës sidomos nga kryetari aktual Besnik Emshiu. Ne vuajmë për një pikë ujë, uji është gjëja kryesore për mbijetesën e njeriut. Ne vuajmë për ujë, ne kemi njerëz të sëmurë, kemi bujq dhe ne nuk kemi ujë. Analizat  e fundit që kemi bërë për këtë muaj tregon se uji nuk është i pijshëm” – tha Kryetari i BL - Pallçishtë.

Kreu i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, ka theksuar se projekti është fituar nga Banka Botërore dhe është çështje kohësh, kur pritet edhe fillimi i punimeve për ujësjellsin në fshatin Pallçishtë.

“Lidhur me projektin për ujë, për pije është projekt i Bankës Botërore, dhe kanë procedura që duhet të bëhen, ju kemi premtuar që është projekt i atyre nuk varet nga ana e Komunës, pritet që shumë shpejtë të filloj edhe puna. Është projekt që e ka premtuar edhe ministri edhe zv.ministri dhe është projekt qe nuk varet nga komuna. Komuna e ka përgaditur dokumentacionin, ka fituar projketin vetëm pritet momenti kurrë do të fillojmë me punët” – tha Kryetari i Komunës së Bogovins, Besnik Emshiu.

Protestat do të vazhdojn deri në fund të javës thonë organizatorët, sipas të cilëve nga java e ardhshme i gjithë fshati do të futet në grevë deri sa komuna të rregulloj çështjen me ujin e pijshëm. (Visar Sadiki, TVM2)