Botë
Ukraina, Kievi: Kthimi i Limanit, suksesi më i madh
03.10.2022 17:45
Forcat ukrainase kanë çliruar disa qytete përgjatë bregut perëndimor...

Forcat ukrainase kanë çliruar disa qytete përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro në Ukrainën jugore. Një avancim ukrainas përgjatë lumit Dnipro mund të bllokojë mijëra trupa rus.
Ndërkohë Zaporizhia sulmohet sërish. Sulmet raketore kanë lënë të plagosur disa qytetarë ndërkaq është shkatëruar edhe qendra për rehabilitimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Kthimi i Limanit llogaritet suksesimë i madh i forcave ukraineze në front, ndërkaq NATO me këtë e ka cilësuar Ukrainën fuqi që mund të shpërndajë forcat ruse.
“Miq edhe përkundër gjithë asaj që ndodhi gjithçka është në kontroll në drejtim të Kherconit. Trupat kanë hyrë më afër por sistemi ynë i mbrojtjes funksionon”, u shpreh udhëheqësi i administratës ushrtarake në Kherson, Kiril Stemuzov.
Ndërkohë vazhdon ikja e burrave rus përt shkak të urdhërit për mobilizim.
“Kam ardhur në Stamboll për shkak të vendimeve qeveritare. Javën e kaluar ndryshoi gjithcka, për mua dhe për qindra të tjerë që vendosën t’a lëshojnë vendin”, theksoi migranti nga Rusia, Niki Proshin.
“Asnjëherë nuk do të luftoj kundër Ukrainës. Kam përkrahur Ukrainën gjithë kohën dhe kam donuar për armatën ukraineze”, u shpreh aktivisti Maksim Boçarov.
Ndërkohë pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim, Duma e Rusisë i ratifikoi traktatet për futjen e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, nën administrimin rus. Këto rajone, zyrtarisht të Ukrainës, u miratuan si pjesë e Rusisë me ligje kushtetuese, derisa më 4 tetor, Këshilli i Federatave duhet t’i shqyrtojë.
Pas kësaj, vendimet duhet të dekretohen nga presidenti Vladimir Putin. Parlamenti rus mori këtë vendim në një kohë kur asnjë nga rajonet ukrainase nuk janë plotësisht të pushtuara nga Rusia.
Luftimet po vazhdojnë dhe forcat e Ukrainës po arrijnë suksese në kundërofensivë. Ukraina dhe perëndim është zotuar gjithashtu që të mos i njohin rajonet e aneksuara nëpërmjet referendumeve të rreme si pjesë të territorit rus.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
