Botë

Hakerët iranian, publikojnë të dhëna sensitive të sistemit MEMEX

03.10.2022 18:29

Grupi kriminal i financuar nga Irani që i bëri sulm kibernetik Shqipërisë publikoi sot të dhëna sensitive të sistemit MEMEX...

Grupi kriminal i financuar nga Irani që i bëri sulm kibernetik Shqipërisë publikoi sot të dhëna sensitive të sistemit MEMEX, që përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.
 
“Homeland Justice", në vijim të veprimeve kriminale, publikoi online një material prej 1.7 giga bite, ku është skeduar i gjithë informacioni policor.  Mendohet se pjesë e publikimeve janë rreth 49 dokumente me rreth 100 mijë të dhëna.
 
Publikimi i të dhënave u bë objekt akuzash nga ish-kryeministri Sali Berisha.
 
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit dhe përmban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.
 
Pak kohë më parë Irani sulmoi në mënyrë kibernetike platformat qeveritare online, duke publikuar të dhënat e shqiptarëve, por edhe informacione secrete, duke ccuar në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
 
LULJETA NDOKA