Botë
Tajlandë, përmbytje në Bangkok, shumë zona të tjera nën ujë
04.10.2022 10:43
Përmbytje të mëdha dhe bllokime të rënda trafiku goditën rrugët e Bangkokut pas shiut të dendur që ka vazhduar pa ndërprerë që një ditë më parë....

Përmbytje të mëdha dhe bllokime të rënda trafiku goditën rrugët e Bangkokut pas shiut të dendur që ka vazhduar pa ndërprerë që një ditë më parë. Qendra për Parandalimin e Përmbytjeve, raportoi se 104 mm shi në vetëm gjashtë orë, në Laksi dhe Bang Na.
Vërshimet nga lumi i fryrë Chao Phraya, kanë përmbytur rrugët. Për të mbrojtur zonën ekonomike në Nonthaburi, është ngritur një mur me mbi 300,000 thasë rëre rreth 10 km, por shumë vendas dyshojnë se ai nuk do të jetë në gjendje të mbajë lumin ndërsa niveli i ujit rritet. Uji në rrugë bllokoi trafikun për kilometra të tëra në shumë autostrada e rrugë dytësore.
Në 10 komuna në provincën Ayutthaya, lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati duke rrezikuar seriozisht të përmbysë 27,000 familje. Një numër familjesh në Sena kanë qenë nën ujë për rreth dy muaj dhe shumë banorë janë strehuar përkohësisht në anë të rrugëve.
Lumi Ping i tejmbushur theu muret mbrojtëse duke shkaktuar përmbytje në Chiang Mai, përfshirë edhe zonën ekonomike. Niveli i ujit në lumin Ping, u rrit në 4.65 metra, që është mbi nivelin kritik 3.70 metra.
Zyrtarët provincialë kanë paralajmëruar se situata e përmbytjeve mund të përkeqësohet. Agjenci të ndryshme, përfshirë ushtrinë, kanë mobilizuar fuqi punëtore dhe pajisje për të ofruar ndihmë sipas kërkesës.
GYLTENE SINANI
