Maqedoni

Takim i sindikatës së UKIM me qeverinë, do të ketë llogari shtesë për kërkesat e tyre

04.10.2022 13:28

Qeveria do të bëjë llogari plotësuese pas kërkesave të Sindikatat të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”....

Qeveria do të bëjë llogari plotësuese pas kërkesave të Sindikatat të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Kjo u arrit pas takimit që kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” e realizoi me kryeministrin Kovaçevski, ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, dhe ministrin e financave, Fatmir Besimi. Ky takim u vlerësua si konstruktiv, ndërsa sërish do të ketë takim të radhës për t’u marrë vesh për kërkesat e Sindikatës. 
 
“Takimi ishte konstruktiv. I paraqitëm kërkesat tona legjitime, argumentet. Nga ana e tyre na u bë e ditur situata e vështirë ekonomike dhe financiare. Në fund konstatuan se ka vullnet politik për kërkesat e sindikatës. Kërkuan kohë që të bëhen llogari shtesë sepse në këtë  periudhë miratohet buxheti për vitin e ri. Në një kohë të afërt do të këtë takim të sërishëm dhe presim që kërkesave tona tu përgjigjen pozitivisht.”,- tha kryetari i Sindikatit në Universitetin “Shën Kirili Dhe Metodi”, Angel Ristov.
 
Kërkesat e Sindikatës janë kryesisht për gjendjen e vështirë materiale të të punësuarve, për pagat që janë ndër më të ulëta në rajon. Fillimisht kërkohet nënshkrimi i marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave për 25 % në nivel vjetor, që pas katër vitesh të rriten 100 për qind. 
 
“Nuk janë vetëm pagat, por edhe shkenca, qasja deri te literatura si dhe vizitat në vendet  e jashtme. Si mundet që ju të vizitoni Londrën apo Parisin me 650 euro, me këto të holla ju nuk mund të shkoni deri në Nish. Nëse me të vërtetë shteti angazhohet për arsimin sipëror dhe dëshiron të ketë shkencë duhet të investon në këto sektorë.”,- tha Ristov.
 
Sa i përket rritjes së deritanishme prej 7 për qind, Angellov tha se kjo rritje është minimale dhe sindikata përfaqëson edhe kategorinë më të rrezikuar të të punësuarve kuadrin jomësimor të cilët përballen me paga tejet të ulëta. 

FLUTURA LATIFI