Botë

Bullgari, Borisov fillon negociatat për qeverinë e re

04.10.2022 14:29

Ende nuk dihet nëse partia GERB, e cila fitoi zgjedhjet në Bullgari, do të arrijë të formojë përbërjen e re qeveritare...

Ende nuk dihet nëse partia GERB, e cila fitoi zgjedhjet në Bullgari, do të arrijë të formojë përbërjen e re qeveritare. Lideri i kësaj partie, Bojko Borisov, tha se do t’i fillojë negociatat me liderët e partive tjera politike për të formuar përbërjen e re qeveritare. I gatshëm është të bisedojë me të gjithë për qeverinë e re, madje dhe të heq dorë edhe nga posti i kryeministrit në rast se kjo gjë i kërkohet, por në asnjë mënyrë nuk do të negocionte për të koalicionuar me partinë DSM të Janevit. Në rast se kjo çështje i parashtrohet Borisovit në tryezën e bisedimeve nga ndonjë subjekt politik, bisedimet me automatizëm do të mbyllen, tha Borisov.
 
"Fitorja e partisë GERB është morale, një triumf mbi obskurantizmin. Në ditët në vazhdim ne do të ofrojmë një ekip negociatorësh ku do të ftojmë persona me reputacion të madh dhe njëherit njohës të mirë të çështjeve të caktuar për të biseduar në lidhje me prioritet e qeverisë së re. Mendojë se këto negociata pa prezencën e liderëve politik do të jenë të vështira, mirëpo nëse dëshirojnë ashtu, le të jetë pa lider.”,- tha kryetari i GERB-it, Bojko Borisiov.
 
Sa i përket temave për inflacionin, financat, ekonominë, energjetikën dhe çmimet, Borisov dhe nënkryetarja e kësaj partie, Iliana Jotova, thanë se është e tmerrshme ajo që ka lënë paraardhësi i qeverisë bullgare, Kiril Petkov.
 
“Duhet të gjejmë mundësi për të formuar qeverinë e re,  sepse për momentin Bullgarisë i nevojitet shumicë dhe qeveri stabile me njerëz dhe politikan të vendosur dhe të shkolluar, të cilët do të qeverisin Bullgarinë  me sukses gjatë krizës ekonomike dhe energjetike.”,- deklaroi nënkryetarja e GERB–it, Iliana Jotova.
 
Nëse Bojko Borisov nuk arrin përsëri të formojë qeverinë, mandati i kalon Kiril Petkovit, nëse edhe ai dështon, mandatin e jep presidenti sipas bindjes së tij, por edhe në rast dështimit për herën e tretë atëherë në muajt në vijim do të duhej të  mbahen zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare në Bullgari. Për zgjedhjet e njëjta u realizua votim edhe në 7 vendvotimi të Maqedonisë së Veriut ku prej 461 votave, 127 ishin për partinë GERB. 

REXHEP QAMILI