Maqedoni

Inspektorati i Tregut: Ngrirja e çmimeve - joprofitabile për tregtarët

04.10.2022 17:38

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në periudhën e fundit vjen si pasojë e rritjes së kostos...

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në periudhën e fundit vjen si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit dhe kostos së furnizimit të prodhimeve, ka konstatuar Inspektorati i Tregut. Sipas tyre, mbikëqyrjet inspektoriale në teren nuk kanë vërejtur shkelje të obligimeve të dala nga vendimet qeveritare lidhur me ngrirjen e marxhës së disa produkteve bazë.
 
Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, për TVM2 vlerëson se ngrirja e çmimeve të prodhimeve do të ishte joprofitabile për tregtarët.
 
“Ajo është politikë që duhet ta sjellë Qeveria, ne veprojmë mbi kompetencat tona. Në kohën kur çmimi i energjisë po rritet dhe në situatën ndoshta të mungesës së disa prodhimeve, ngrirja e çmimit të ndonjë produkti për tregtarët me siguri do të ishte joprofitabile që t’i furnizojnë prodhimet dhe t’i shesin me çmim të ngrirë. Ngrirja e çmimit nënkupton se çdo furnizim i ri që e marrin me çmim më ta lartë do të nënkuptonte se ata duhet ta shesin me çmimin e ngrirë dhe kjo mund të sjellë që artikuj të caktuar nuk do të mund të jenë të disponueshme në treg.”,- tha drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.
 
Për Inspektoratin e Tregut, në pajtueshmëri me vendimin qeveritar,  janë edhe rritjet e fundit të çmimit të qumështit. Dimovska thotë se është Qeveria ajo që duhet të vendosë nëse do të zgjerohet lisa e prodhimeve që do të kenë marzhë të ngrirë.
 
“Kemi vërtetuar se në çmimin e prodhimit të qumështit në të gjitha qumështoret janë shtuar vetëm shpenzimet reale që sipas vendimit mund të përfshihen në çmimin e prodhimit. Marzha sillet 10% dhe jo më shumë që është në pajtueshmëri me vendimin qeveritar. Ne jemi organ mbikëqyrës i cili i zbaton politikat dhe nuk i krijon, pra e kryejmë mbikëqyrjen në pajtueshmëri me Ligjet dhe obligimet e marra nga Qeveria. Informacionet tona mund të kenë ndikim në krijimin e politikave apo masave që Qeveria në mënyrë plotësuese duhet t’i propozojë dhe të vlerësojnë se me cilat produkte duhet ta zgjerojnë listën për vendimin për kushte të veçanta në tregti.”,- theksoi Aneta Simeska Dimoska.
 
Në inspektoratin e tregut nuk mungojnë as parashtresat nga ana e qytetarëve sa i përket rritjes së çmimeve. Të shumta janë parashtresat se çmimin që e paguajnë nuk është e njëjtë me atë që është e dhënë në rafte. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI