Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Komuna e Bogovinës krijon deponi ilegale

04.10.2022 18:00

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar komunën e Bogovinës për deponinë e egër të krijuar...

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar komunën e Bogovinës për deponinë e egër të krijuar ë fundmi në këtë komunë. Kërkojnë zgjidhjen urgjente të këtij problem.
 
“Ministri Nuredini ditë më parë u lavdërua se angazhohet për ambientin, duke mbuluar me dhe disa grumbuj mbeturinash në një fshat tjetër dhe jo duke i transportuar në vendin adekuat. Ditëve të fundit po i gënjejnë qytetarët edhe me arsyetime se në Rusino nuk po i lejon Komuna e Gostivarit. Kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe flet për hipokrizinë e llojit të BDI-së. Duam të kujtojmë se Rusino është deponi rajonale e përbashkët për të gjitha komunat dhe me menaxhment të vetë, ku komunat e Pollogut kanë të drejtë të barabartë të dërgojnë mbeturinat dhe aty duhet të paguajnë.”,- deklaroi Safet Miftari nga ASh - Dega Bogovinë.