Dorëheqja e Milevskit arriti në Kuvend, PLD propozon Risto Penovin si ministër të ri
04.10.2022 18:44
Qeveria sot e ka dërguar në Kuvend....

Qeveria sot e ka dërguar në Kuvend dorëheqjen e ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, por ende nuk dihet se në cilën seancë do të konstatohet dorëheqja e ministrit.
Milevski dorëzoi dorëheqjen në Qeveri më 20 shtator, për arsye personale. Deri më tani, Kuvendi nuk ka marrë propozim për zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale.
Bordi Qendror i Partisë Liberal Demokratike ka pranuar zyrtarisht propozimin e Bordit Ekzekutiv që Risto Penov të jetë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, por propozimi ende nuk është dorëzuar nga qeveria.
