Maqedoni
Zgjedhjet lokale: Presidenti Begaj nis takimet konsultative për dekretimin e datës
04.10.2022 18:22
Presidenti, Bajram Begaj, nisi konsultimet me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore...

Presidenti, Bajram Begaj, nisi konsultimet me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore, për të cilat po diskutohet data 14 maj. I gjendur përballë krizës së brendshme në PD dhe Ilir Metës opozitar, Begaj, zgjodhi të dëgjojë të gjithë aktorët politikë, edhe ata pa grup parlamentar.
“E rëndësishme është që data të dihet sa më parë, partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për kandidatët të dinë datën e kësaj feste të demokracisë.”,- tha kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Menduam që data 14 është data më e fundit, është data më e mirë, duke pasur në konsideratë dy reforma shumë të rëndësishme, territoriale që kërkon kohën e vet për implementim nëse arrihet konsensus, dhe reforma zgjedhore.”,- theksoi kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Begaj pritet të ketë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkeleid Alibeaj dhe të enjten i përmbyll konsultimet me kreun e grupit socialist, Taulant Balla. Sipas Kodit Zgjedhor, ndërkohë, Partia e Lirisë ia ka lënë në dorë Sali Berishës të zgjedhë kandidatët më të mirë për opozitën.
LULJETA NDOKA
