Maqedoni

Takimi Mickovski-Kovaçevski, Mickovski: Ofrojmë energji elektrike më të lirë

04.10.2022 19:06

Pas takimit që zgjati për më tepër se dy orë, kreu i opozitës Hristijan Mickovski...

Pas takimit që zgjati për më tepër se dy orë, kreu i opozitës Hristijan Mickovski u shpreh po ndihet edhe më shqetësuar, pasi vlerëson se qeveria është jo-serioze në parashikimin e gjendjes së krizës. Në takimin me qeverinë ai prezantoi propozimet e tij nëpërmjet të cilave sipas tij do të sigurohet energji elektrike dyfish më e lirë se në bursa. 
 
“Propozojmë pozicion që do të siguroj resurse dukshëm më të lira për TEC Negotinë. Ky resurs do të jep energji elektrike që do të jetë të paktën dy herë më i ulët se sa ai që në këtë moment është në bursa. Propozimi ynë është që atë sasi e energjisë elektrike tia japim ekonomisë, për të siguruar mijëra vende pune për qytetarët tanë. Për shkak se kompanitë nuk kanë mundësi të paguajnë çmime të energjisë elektrike që janë në bursa. Të gjitha ndërmarrjet publike, përfshi edhe ato shtetërore të cilat mirren me veprimtari komunale dhe me ekonomizim të ujërave të kalojnë nga tregu i lirë në treg të rregulluar, me çmim të cilin e paguajnë kompanitë që janë në treg të rregulluar”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickovski.
 
Kovaçevski: Opozita të bashkëpunojë në miratimin e ligjeve
 
Kryeminstri Dimitar Kovaçevski në takim e ka infromuar Mickovskin për të gjitha aktivitetet që ndërmerr qeveria në sigurimin e energjenseve dhe energjisë elektrike, ndërsa nga opozita ka kërkuar bashkëpunim në miratimin e ligjeve në Kuvend.
 
“Biseduam për rëndësinë dhe për nevojën që sa më shpejtë të miratohen në komisionin për financa dhe buxhet dhe në seanca plenare të ligjeve të cilat janë në procedurë, si ligji për huamarrje nga Banka Evropiane për Ripërtritje dhe Zhvillim prej 100 milion euro, që siguron mjete likuide me normë interesi të favorshme ppr punën e EMV-së në kushte të krizës, pastaj ligjit për energjetikë, si dhe të ligjit pë naftë dhe rezerva të naftës”, theksoi kryetari Dimitar Kovaçevski.
 
Qeveria dhe opozita do të diskutojnë edhe më tej për propozimet e opozitës, ndërsa për person me të cilin duhet të kontaktoj Mickovski, qeveria ka ofruar ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 
 
ERSAN PAJAZITI