“Trepça”, minatorët pezullojnë grevën
Pezullohet për një muaj greva e minatorëve të kompleksit metalurgjik “Trepça”...

Këtë e kanë konfirmuar nga Komuna e Mitrovicës, prej ku bëjnë të ditur se minatorët e “Stantërgut” kanë pezullua për një muaj grevën rreth orës 17:00, për t’i dhënë mundësi qeverisë të zgjidh këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një letër dërguar minatorëve të "Trepçës" ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore që statusi i "Trepçës" të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Greva e punëtorëve të Kombinatit "Trepça" ka filluar të martën, pasi të hënën me vendim të qeverisë, Kuvendi i Kosovës hoqi nga rendi i ditës çështjen e pronësisë së këtij kombinati, që ishte në kuadër të diskutimeve për ndryshimet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, pas çka minatorët dyshuan se kjo u bë pas presionit të Qeverisë së Serbisë.
