Botë
Ushtria jugkoreane, kërkon falje pas lëshimit të dështuar të raketës
05.10.2022 09:13
Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dështuar të një rakete...

Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara.
Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata kanë dëgjuar një shpërthim të madh. Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar. Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës.
Lansimi i raketës ka qenë përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka lëshuar të martën një raketë mbi Japoni. Kjo është hera e parë që Pheniani ka lëshuar raketë mbi Japoni prej vitit 2017 – dhe ka nxitur shpërfaqjen e forcës nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore, të cilat kanë kryer stërvitje ushtarake.
